E Shtunë, 31 Tetor 2026

Exit-Polli/E djathta fiton me 73 mandate

24-06-2013 / Gazeta 55

Fondacioni “Civitas” në bashkëpunim me kompaninë amerikane te sondazheve, Anzalone Liszt Grove Research, e cila ka organizuar sondazhet e fushatës së presidentit Obama, publikoi exit-pollin për 12 qarqet. Koalicioni i djathtë merr 48 përqind të votave dhe 73 mandate, duke regjistruar epërsi në qarqet e Lezhës e Durrësit si dhe një mandat shtesë në qarkun e Fierit

E djathta fitoi zgjedhjet e 23 qershorit me rezultat të qartë. Fondacioni i mirënjohur humanist, Civitas Albania shpalli rezultatin e Exit Poll-it të tyre, ku sipas të dhënave, Partia Demokratike ka fituar me 42%, ndërsa PS me 40%. Fitorja mes koalicioneve anon nga e djathta, me 2 për qind diference nga e majta. Fondacioni Civitas në bashkëpunim me kompaninë amerikane te sondazheve, Anzalone Liszt Grove Research, e cila ka kryer sondazhe për fushatën e Presidentit Barack Obama ne vitin 2008 dhe 2012, me asistencën e drejtpërdrejte te një prej ortakeve te kësaj kompanie z.Jeffrey Liszt, dolen në konferencë për shtyp ku shpallën rezultate e exit poll që kanë realizuar gjatë ditës së diel në të gjithë vendin.  Ndërsa rezultatet sipas koalicioneve, Exit Poll, Civitas theksoi se Ndërkohë si koalicione, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim e udhëhequr nga Sali Berisha sipas exit poll ka fituar 48 për qind dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane e drejtuar nga Edi Rama ka fituar 46 për qind. “Koalicioni i majtë 46%, në rang kombëtar. Koalicioni i djathtë 48 % në rang kombëtar. Koalicionet ndahen me 2% nga njëra-tjetra”.  Siç beri te ditur Liszt, për realizimin e këtij Exit Poll-i, janë marrë 7266 intervista për sondazhin në gjithë vendin.
Mandatet – Anzalone Liszt Grove Research shpalli ne një dalje finale për shtyp dhe rezultatin e përkthyer ne mandate.  “Në 5 qarqet e prezantuara fillimisht Durrës, Elbasan, Tiranë, Lezhë dhe Fier, do kemi një mandat plus nga Durrësi për PD, një mandat plus nga Fieri për PD dhe një mandat plus nga Lezha, për PD. Sondazhet që kryen në qarqet e mëdha janë më të sakta, pasi numri i të pyeturve është më i madh”, u shpreh përfaqësuesi i "Anzaloneresearch" . Në Durrës, rezultati i përkthyer në mandate është, PD 8 mandate, PS 5 mandate;  Elbasan, PD 7 mandate dhe PS 7 mandate; Fier PD 7 mandate dhe PS 9 mandate; Lezhë, PD 5 mandate dhe PS 2 mandate;
Tiranë, PD 16 mandate dhe PS 16 mandate; Qarku Berat, PD 3 mandate, PS 5 mandate; Qarku Korçë, PD 6 mandate, PS 6 mandate; Qarku Dibër, PD 4 mandate, PS 2 mandate; Qarku Shkodër, PD 7 mandate, PS 4 mandate; Qarku Gjirokastër, PD 2 mandate, PS 3 mandate; Qarku Vlorë, PD 5 mandate, PS 7 mandate
Kush është Anzalone Liszt Research
Civitas Albania ka realizuar Exit Poll-in me Anzalone Liszt Research (ALR), një firmë e specializuar në hulumtime. Anzalone Liszt Grove Research, është kompania e dytë më e njohur në botë në fushën e sondazheve elektorale dhe exit poll-eve.  ALR operon prej 20 vitesh dhe ka kryer exit poll-e në SHBA duke anketuar në 9 shtete për zgjedhjet e vitit 2008 dhe më pas për zgjedhjet e 2012.  Fondacioni Civitas dhe Anzalone Liszt Grove Research sipas drejtuesve, ka kryer me mijëra intervista te shpërndara ne 11 qarqe te vendit dhe tha se po evidenton rezultate ne rang kombëtar.  Endrit Reka dhe Jeffrey Liszt thanë se marzhi i gabimit është jo më shumë se 1.2 për qind.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›