E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Rama egërsisht sulmon policinë e Shtetit

24-06-2013 / Gazeta 55

Edi Rama edhe pse deklaroi fitoren pa mbaruar zgjedhjet kërcënoi efektivët e Policisë së Shtetit. Nuk dihet për se.  Kryetari i PS, Edi Rama, dhe kryetari i LSI, Ilir Meta, i kanë bërë thirrje policisë që të mos prekë rezultatin zgjedhor, duke përmendur me emër Agron Kuliçajn, nëndrejtor i policisë së Shtetit. Në daljen e parë publike pas mbylljes së kutive të votimit, Edi Rama përmendi drejtues të lartë të policisë: “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, zëvendësdrejtori, Agron Kuliçaj, së bashku me një sërë drejtuesish të policisë, që janë identifikuar në përfshirje të strategjisë elektorale të pushtetit, të mos e çojnë më tutje rrëshqitjen e tyre në drejtim të antiligjit”. Dhe kjo ka ardhur pas pritës në një lagje të qytetit të Laçit të kandidatit të Partisë Demokratike, Mëhill Fufi. Ky i fundit i paracaktuar të fitojë mandatin e 5-të në qarkun e Lezhës, pasi ka mbështetje të madhe, i është bërë atentat për të prishur një proces zgjedhor që mendohej të shkonte në normalitet.  Por e majta e panikosur pas merakut të humbjes ka nxitur segmente të errta të krimit të ngrenë dorën kundër një kandidati që ka shumë mbështetës. Edi Rama dhe Ilir Meta të njohur me gjendjen nuk shprehën asnjë ngëshillim për familjen e të ndjerit Gjon Gjoni, me demek simpatizant i LSI, në të vërtetë një emigrant që shoqëronte kunatin e tij, mbështetës i LSI-së. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk shpenzuan asnjë fjalë për të dy të plagosurit, ku njëri është kandidat i Partisë Demokratike. Një sjellje cinike që nuk shikon në sy asnjëri. Edhe sulmi ndaj forcave të Policisë në çdo deklaratë është një intimidim i pastër pa marrë parasysh rolin kryesor të Policisë në mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve. Vendosja nën presion psikologjik punonjësit e policisë së shtetit duke i kërcënuar haptazi paralajmëron një ashpërsim të gjuhës politike në ditët në vijim. Edi Rama s’ka të ndaluar në retorikën e papërgjegjshme. Ai nuk njeh institucione legjitime. Është fiksuar se do të fitojë edhe pa pasur votat e qytetarëve shqiptarë.     
Reagon Bumçi/Rama e Meta të heqin dorë nga gjuha banditeske, mos blini vota
Pas deklaratës së përbashkët të krerëve të koalicionit të majtë, Ilir Meta dhe Edi Rama, ka reaguar edhe Partia Demokratike me anë të Aldo Bumçit, kandidatit që udhëheq listën për qarkun e Lezhës. Bumçi tha se opozita duhet të ndalojë blerjen e votës dhe duhet të heqë dorë nga gjuha banditeske. “Bëjmë thirrje që qytetarët të marrin masivisht pjesë në votime, vota e tyre do numërohet me transparencë. Përfaqësuesit e të majtës të ndalojnë presionet ndaj votuesve dhe blerjen e votës. Shitblerja e votës është akt i rëndë. Rama dhe Meta qëndrim të papranueshëm, erdhën dhe morën rolin e prokurorit dhe gjykatësit, kokat e nxehta nuk i shërbejnë asgjëje, të distancohen nga një gjuhe banditeske”, tha ai. Ndërkohë qe zedhenesja e PD tha se incidenti është provokuar nga anëtare te koalicionit te majte, qe po shpërndanin para qendrës se votimit dhe thirrjes se kandidatit te PD për te ndaluar i janë përgjigjur me arme. PD shpreh ngushëllime për viktimën dhe uron shërim kandidatit te saj qe ndodhet ne spital.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›