Bufon, numri një në botë per vitin 2007

Italiani Xhanluixhi Bufon është zgjedhur për herë të katërt si portieri më i mirë në botë për vitin 2007. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikavë ne Futboll, IFFHS, portieri i rekordmenëve të Italisë, Juventusit, grumbulloi 209 pikë. Bufon vendos kështu edhe një rekord personal pasi e ka fituar atë më parë në vitet 2003, 2004, 2006 dhe tani në vitin 2007. Në vend të dytë u rendit portieri cek i Celsit, Petr Cech (172 pikë) dhe në të tretin, spanjolli Iker Kasijas i Realit të Madridit (124 pikë). Ne listen komplete perfshihen 20 portieri, ku me te paktit Adeler, Almunia, Kupe dhe Toldo kane marre nga 5 pike.
Albania Sport