E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ka-Pa-Ro”, treshja e mrekullueshme

Tirane (Shqiperi) - Milan e festoi me një fitore madhështore hedhjen për herë të parë në fushë të "Treshes së mrekullueshme" braziliane: Kaka-Ronaldo-Pato, duke fituar 5-2 me Napolin në javën e 18-të të Serisë A. Debutim më të mirë për Paton me Milanin nuk mund të kishte. Braziliani shënoi një gol të jashtëzakonshëm, i pari i tij historik me fanellën e Milanit, ndërkohë që idhulli i tij, Ronaldo shënoi një dopietë. Gazeta sportive italiane "Gazzeta dello Sport" e kishte hapur gazetën me gërma të mëdha: "Ka-Pa-Rooooooo", që është dhe akronimi për Kakanë, Paton dhe Ronaldon. Gazeta më e madhe sportive në Itali, "Corriere dello Sport" kishte vetëm një titull të madh "Treshja e mrekullueshme". Milani pagoi 22 milionë euro në merkaton e verës për të siguruar shërbimet e Patos, i cili konsiderohet nga Kaka si "Ronaldo i ri.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›