E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fati kundër, dëmtohet Kapllani

Karlsuhe (Gjermani) - Edhe fati nuk është në favor të tij. Sulmuesi Edmond Kapllani, i cili aktivizohet me Karlsuhen në Bundesligën e parë gjermane, pësoi një tërheqje muskulare gjatë stërvitjes në Belek të Turqisë.
Lajmin e ka bërë të ditur uebsajti gjermane welt.de, sipas të cilit, 25-vjecari kreu ditën e hënë gjatë fazës përgatitore vetëm ushtrime fitnesi dhe hidromasazh.
Kapllani humbi jo vetëm ndeshjen e parë kundër Wehen, Karlsruhe fitoi të hënën 3-1, por edhe në dyshim për shqiptarin është dhe është dhe testi kundër SpVgg Greuther Fürth, i programuar për ditën e enjte.
I dëmtuar për Karlsruhen është edhe Bradley Carnell, i cili ka probleme me kaviljen, ndërkohë që në testin kundër Greuther do të luajë portieri Markus Miller, i cili është rikuperuar tashmë.
Gjatë një intervistë të dhënë për gazetën gjermane "Bild", menaxheri i Karlsruhes, Rolf Dohmen pohoi se për momentin objektivi për të marrë pjesë në Kupën UEFA nuk është kryesor: "Kemi vetëm 28 pikë. Nëse ne do të arrijmë në 40, atëherë do ta vendosim si prioritet. Në dëshirojmë të krijojmë një stabilitet në Bundesliga 1. Ëndrra ime është që të luajmë ndeshje të Kupës UEFA të vitit 2010 në stadiumin e ri".
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›