Energi i Skelës humbet miqësoren me Jenën

Antalia (Turqi) - Energi Kotbus i Ervin Skelës humbi 2-1 ndeshjen miqësore kundër Karl Zeisë Jenës, të zhvilluar ditën e hënë në "Titanic Football Academy" në Antalia të Turqisë. Skuadra e mesfushorit shqiptar pësoi gol e para. Ziegner i Karl Zeis Jenës realizoi në minutën e 24-t, Jelic vendosi ekuilibrat 1-1 në minutën e 39-të, ndërsa golin e fitores për Jenën e realizoi Karalmbides në të 65'. Fantazisti i Kombëtares shqiptare luajti vetëm 45 minutat e pjesës së parë, pasi u zëvendësua nga trajneri Prasnikar në pjesën e dytë me Rivic. Në ndeshjen e parë testuese kundër cekëve të Kategorisë së Dytë, Ust nad Labem, Energi kishte fituar 2-1.
Albania Sport