E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio e Palermo, pas Hetemajt

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 11:14

Listës së skuadrave të interesuara për Përparim Hetemajn i janë shtuar edhe Lazio me Palermon. Sipas ueb faqes calciomercato.com, klubi Biancocelesti pasi i siguroi shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich, Miroslav Klose, ia ka mësyrë edhe mesfushorit të Brescias.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka filluar ta përgatisë terrenin që, përkrah Lorik Canës, në kryeqytetin italian ta sjellë edhe një bashkëkombës të tij, Hetemajn.

Ndërkohë, informata për 24 vjeçarin ka kërkuar edhe Palermo. Përfaqësuesi finlandez kërkohet që një kohë edhe nga Fiorentina, e cila është e gatshme t’i shpenzojë 3 milionë euro për futbollistin drenicas.

Ish futbollisti i AEK-ut e i Twentes ka shkëlqyer këtë sezon në elitën e futbollit italian, ku debutoi. Ai zhvilloi 25 ndeshje në Serie A, duke realizuar dy gola. Hetemaj është pjesë e vazhdueshme e përfaqësueses së Finlandës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›