F1, Masa do të niset i pari në Singapor
Në përfundim të provave zyrtare Felipe Masa fitoi një “pole position” historik në çmimin e madh të Singaporit në Formula 1. Braziliani i Ferrarit realizoi kohën më të mirë në 1'44"801, duke kryesuar ndaj rivalit të tij të madh për titullin Luis Hemiltonit (të Meklarenit), i dyti me mbi 6/10-t.
Në rreshtin e dytë do të jetë ferraristi tjetër Kimi Raikonen, që doli i treti dhe BMV-ja e Robert Kubikës në vend të katërt. Ndërsa Kovalainen (i Meklarenit) doli i pesti.Renditja
01. Felipe Masa Ferrari 1:44.801
02. Luis Hemilton MekLaren-Mercedes 1:45.465
03. Kimi Raikonen Ferrari 1:45.617
04. Robert Kubika BMV Sauber 1:45.779
05. Heikki Kovalainen MekLaren-Mercedes1:45.873
06. Nik Haidfeld BMV Sauber 1:45.964
07. Sebastian Vetel STR-Ferrari 1:46.244
08. Timo Glok Tojota 1:46.328
09. Nio Rosberg Uilliams-Tojota 1:46.611
10. Kazuki Nakajima Uilliams-Tojota 1:47.547