E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Kosova, unike, nuk do të ndahet

“Kosova është unike dhe nuk do të ndahet”, tha presidenti Fatmir Sejdiu për “Zërin e Amerikës”, duke shtuar se “Kosova do të ketë një mbështetje të vazhdueshme në proceset e mëtejshme dhe jemi shumë të bindur se procesi i njohjeve të mëtejshme do të vazhdojë”.

Sejdiu u shpreh se ka marrë “inkurajim të jashtëzakonshëm edhe nga presidenti amerikan Xhorxh Bush, se do ta ketë parasysh këtë, dhe maturinë që Kosova ka pasur deri tani dhe se do të angazhohet në një vijë të bashkëpunimit ndërkombëtar, në mënyrë që çështja e Kosovës të merret si cilësi e saj e veçantë apo e karakterit "sui generis", që nuk mund të interpretohet në forma të tjera.

“Serbia është ajo që ka bërë krimin në Kosovë, ajo që ka planifikuar vrasjen me paramendim të një populli të tërë, dhe kundër saj janë marrë edhe ndërhyrjet ndërkombëtare, si ai i domosdoshëm i NATO-s, i vitit 1999”, tha mes tjerash Sejdiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›