E Diel, 1 Nëntor 2026

Piratët: 35 milionë dollarë për anijen ukrainase

Piratët të cilët kanë kapur anijen ukrainase në brigjet e Somalisë u shprehën se kërkojnë një shpërblim prej 35 milionë dollarësh për të liruar anijen dhe ekuipazhin e saj.

Më parë piratët kishin paralajmëruar kundër çdo tentative për të shpëtuar nga duart e tyre ekuipazhin apo anijen në të cilën ndodhen 33 tanke lufte të destinuar për Kenian.

Piratët kanë kapur dhjetëra anije pranë brigjeve somaleze gjatë muajve të fundit.

Një anije ruse po i drejtohet rajonit ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po monitorojnë zhvillimet në zonë.

Një zëdhënës i piratëve, i cili u prezantua me emrin Jalal Jama Ali, tha për një faqe interneti somaleze se grupi ishte përgatitur për të negociuar me qeverinë e Kenias, por nuk do ta lironte anijen deri sa të paguhej shpërblimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›