Sekuestrohen 430 rrënjë kanabis sativa pa pronar
Krujë – Policia zbulon dhe sekuestron 430 rrënjë kanabis sativa. Burimet zyrtare të policisë njoftuan se rrënjët e lëndës narkotike u sekuestruan në fshatin Cullih dhe ishin të mbjella në një zonë të pyllëzuar.
Mënyra e mbjelljes së lëndës narkotike ishte një rresht misër dhe një rresht kanabis, fakt që kërkonte të fshihte ekzistencën e saj. Ndërkaq, nga ana e policisë u bë e ditur se ende nuk dihet se kush është pronari i lëndës së sekuestruar, por po punohet në këtë drejtim.
Zbulimi i lëndës narkotike kanabis sativa, të kultivuar, ka qenë e shpeshtë nga ana e uniformave blu, megjithatë, po kaq e shpeshtë ka qenë edhe mbetja pa pronar e këtyre sasive të zbuluara.