E Shtunë, 31 Tetor 2026

FA analize per operacionet e emergjences

Në mjediset e Komandës së Forcave Tokësore në Zall Herr është zhvilluar analiza e punës së kryer nga forcat e armatosura gjatë situatës së emergjencave në zonat e bllokuara nga bora.
I pranishëm në këtë analizë, ministri i mbrojtjes Arben Imami ka përgëzuar Forcat e Armatosura për punën e suksesshme ku qëllimi kryesor ishte shpëtimi i jetëve njerëzore, qëllim ky i realizuar.
Nga data 6-29 shkurt Forcat e Armatosura kanë realizuar 133 misione ajrore nga të cilat 9 për evakuim të sëmurësh, 120 për transport të ndihmave ushqimore dhe medikamenteve mjekësore, ndërsa me anë të rrugëve tokësore kanë evakuuar 53 të semurë, kanë transportuar 112.44 tonë ndihma si dhe kanë hapur 869 km akse rrugore. Operacionet e FA gjatë situatës së emergjencës kapën një kosto prej 21.037.881 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›