Prandeli i zemeruar me kritikat pas humbjes

Ashtu si ish-presidenti i ndjerë i Italisë, Skalfaro, edhe Çezare Prandeli lëshon një britmë të fortë: “Unë nuk jam dakord”. “Io non ci sto”. Një shprehje-lapidar në Apenine dhe trajneri i të kaltërve është i mërzitur, madje i zemëruar nga komentet që flasin për një “Itali të vogël”, një “Itali jo të vërtetë”, në ndeshjen miqësore të humbur 0-1 ndaj SHBA-ve në Gjenovë.
“Unë nuk jam dakord, - tha ai, - me të vërtetë, jo. Për dy ditë me radhë u morëm me skuadrat, me klubet, me gjithçka tjetër përveç kombëtares. Secili mendonte për klubin e tij”. “Tani, sapo humbasim një miqësore hidhemi përpjetë, pa marrë parasysh faktin se po të doja rezultat, nuk do të hidhja në fushë 3 lojtarë 20-vjeçarë”, - vazhdoi ai.
“Është shumë e lehtë që të kritikohet tani”, - thotë Prandeli. Duke iu përgjigjur pyetjeve për Balotelin, trajneri thekson se gjithnjë e ka konsideruar sulmuesin si lojtar të Italisë. “Kam thënë se mund të bëhet një nga 4 sulmuesit më të mirë të botës, - u shpreh ai, - le ta lemë Marion në qetësi. Dua të them vetëm se eleminatroret i kemi kaluar pa të”.