Vlore plagoset me arme nje 55 vjecar

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të ish-Shtëpisë së Oficerëve në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të vlorës, kur një person me motor ka nxjerrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të një automjeti i cili ishte parkuar në anë të rrugës. Plumbat kanë prekur edhe shënjestrën e përcaktuar nga autorët, 55 vjeçari Zaho Dani, lindur në Llakatund të Vlorës, e banues në qytet.
I lënduari është shoqëruar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ka marrë dy plumba në këmbë. Sipas bluzave të bardha, Zaho Dani, është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje, ka saktësuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas bluve autori është identifikuar, dhe është në ndjekje.
Blutë kanë shoqëruar disa persona, duke nxjerrë në pah se motiv i plagosjes ka qenë një borxh që djali i 55 vjeçarit, rezident në Itali u ka autorëve të ngjarjes prej muajsh. Sipas policisë, autori ka pasur qëllim ta trembë dhe t’i japë mesazh viktimës, e jo ta ekzekutojë atë, ndaj dhe goditjet kanë qenë nga këmbët, sqaron zyrtraisht policia e Vlorës.
Autori është larguar në brendësi të lagjes me motor, ndërsa blutë kanë krijuar postblloqe, me qëllim ndalimin sa më shpejtë të tij.