FA kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në FIFA

Nga Express më 31 maj 2011 në ora 22:00
Football Association (Federata e Futbollit të Anglisë) ka kërkuar zyrtarisht nga FIFA që t’i shtyjë zgjedhjet për presidentin e ri, të parapara të mbahen të mërkurën.
“Kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve, pas krizës së rëndë nëpër të cilën po kalon Federata Ndërkombëtare”, shkruan në arsyetimin e FA.
Kërkimi arrin përmes një komunikate të lëshuar përmes uebfaqes së FA, e përcjellë nga suspendimi i sfiduesit të Sepp Blatter, Mohammed Bin Hammam. Zvicerani nuk do të ketë kundërkandidat.