Messi më i miri, por s’mund të luajë në Premierligë

Wayne Rooney nuk e ka rimarrë veten ende pas humbjes nga Barcelona në finale të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi anglez pajtohet me menaxherin Sir Alex Ferguson, i cili thoshte se ekipi i Pep Guardiolas është më i miri me të cilin ishte përballur ndonjëherë, por beson se Lionel Messi nuk do të mund t’i përshtatej futbollit anglez.
“Nëse do t’ia sillnit Xavin e Iniestan, po. Mirëpo, do të ishte e vështirë, mos të themi e pamundur për të që të luajë në Angli njëjtë si në Spanjë. Këtu loja është më fizike dhe është vështirë të fitosh si mysafir. Cristiano Ronaldo i përshtatet më mirë futbollit anglez sesa Messi. Cristiano është më i gjatë dhe më i mirë në ajër”, tha sulmuesi i Manchester United për TalkSPORT.
Rooney tregon se e ka shikuar edhe në televizor finalen e Wembleyt, për të mësuar nga gabimet.
“Është një humbje që dhemb, por e kam shikuar, sepse gjithmonë mund të mësosh diçka duke shikuar futboll. Ishte zhgënjyese, por duhet t’i ngritësh duart lart dhe të thuash se ata kanë ekip më të mirë. Është ekipi më i mirë që e kam parë dhe Lionel Messi është lojtari më i mirë”, vazhdoi ai.
“ Në play-station e vendosi ku të dua dhe luaj si të dua me të, por ai është edhe më i mirë në jetën real. Shpejtësia se si i lëviz këmbët, në fakt tërë trupin, është mahnitëse”, përfundoi Rooney.