FAO, 1 miliardë njerëz në botë vuajnë nga uria
Çmimet e larta të artikujve ushqimorë janë shkaqet e rritjes së numrit të njerëzve që vuajnë nga uria në botë në gati një miliard persona, thuhet në raportin e publikuar sot nga Agjencia për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) të Kombeve të Bashkuara.
Sipas FAO-s, uria këtë vit ka prekur 40 milionë persona të tjerë duke bërë që numri i personave që vuajnë nga mungesa e ushqimit në nivel botërortë arrijë në 963 milionë.
"Për disa milionë persona në vendet në zhvillim plotësimi i nevojave themelore ushqimore, të domosdoshme për jetë aktive dhe të shëndoshë mbetet vetëm një ëndërr e largët", deklaroi zëvendësdrejtori i përgjithshëm i FAO-s, Hafez Ganem.
Më të prekur nga shtrenjtësimi i ushqimit, sipas FAO-s janë familjet e varfra dhe pa prona, si dhe ato që mbahen nga puna e grave.
Rreth dy të tretat e të uriturve jetojnë në Azi, ndërsa në Afrikën Subsahariane një në tre persona vuan nga uria kronike, thuhet në raport.
FAO paralajmëron se ulja e shpenzimeve në vendet e zhvilluara industriale, që është pasojë e krizës financiare botërore, mund të përbëjëkërcënim për eksportin e vendeve në zhvillim. (atsh)