Kur sorra pa këmbët e saj
Një fjalë e urtë vlonjate thotë: “Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau”. Kjo fjalë e shpreh mirë, paradoksin e shpeshtë që hasim me personazhet që krijon televizioni, veçanërisht personazhet e programeve reality-shou. Shohim gjithmonë e më shpesh që ajo që duket dhe ajo që është, ajo që pritet dhe ajo që realisht ndodh, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.
Të rinjtë që futen aty, në kontrast me prezantimin e netëve premierë, sapo krijojnë marrëdhëniet e para sociale brenda grupit, reflektojnë një sjellje parazitare, agresive dhe një model jetese të gabuar. Producenti Ylli Pepa e shprehu mirë në faqet e SH2, dy ditë më parë, thelbin e këtyre programeve: “prodhojnë një famë të pamerituar”. Marrëdhënia sociale që ata prodhojnë është e rëndësishme sepse shumë të rinj pa modele alternative, i kopjojnë ata.
Në kolonën në të djathtë kemi shkëputur 3 pjesë nga debate që ka bërë i përjashtuari i disa ditëve më parë, me 3 nga banorët e "Kafazit". Komentet mund t'i bëjnë vetë lexuesit:
Debat Niku-Frensis
Frensis – Ik e lau.
Niku – Nuk kam për t’u larë. Ky jam unë. Mashkulli dallohet nga era e djersës, nga era e alkoolit dhe nga një erë tjetër.
Frensis – Ti duhet të hidhesh tek gropa e gëlqeres, të pastrohesh me shampo dhe klor.
Niku – Të paktën e di që jam burrë unë.
Frensis - Vetëm për vit të ri lahesh.
Niku – Mashkulli këtu dallohet, po nuk i erdhi erë leshi. Ti nuk je burrë. Vajza si puna jote duan orbit, duan prezervativ me aromë luleshtrydhe, doni dhe depilim trupi, depilim shalësh, tanga në formë “V”.
Debat – Niku – Pëllumb
(Pëllumbi ndërhyn mes Nikut dhe Frensisit)
Pëllumbi – Çfarë thua more. Pse ja fut kot ai. Është turp që je nga Kombinati. Përfaqëson kjo zonja Kombinatin. Bo, bo. Po nuk ke turp ti të përfaqësosh Kombinatin?!!
Niku – Unë jam turpi i Kombinatit, po vajzat e Kombinatit vdesin të më njohin mua, të njohin një mashkull nga Kombinati. Unë jam zhuls, po femrat si ju vdesin. Po do të të çojmë edhe ty Pëllumb në Kombinat.
Pëllumbi – Mua s’ke pse më çon në Kombinat. Ti je llumi i Kombinatit, se nuk mban Kombinati si puna jote.
Niku – Ju vajzat (Pëllumbit dhe Frensisit) nuk njihni ajkën e Kombinatit.
Frensisi – Ik e lahu, ik.
Pëllumbi – Ik mo, ti je qen bir qeni.
Niku, falje Albanës
Niku – Zogu, atë fjalë që të thashë mbrëmë (k....) ta thash nga xhelozia.
Albana – Si?
Niku – Merre si të duash, po unë kam rënë në dashni me ty, e prandaj e thashë. Merre si të duash.
Albana – S’ka kuptim fare kjo që thua ti.
Niku – Po çfarë duhet të bëj unë për një femër që dua...
Albana – Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë nuk ka kuptim që ti të thoshe atë fjalë për mua. Ajo ishte e rëndë dhe është hera e parë në jetën time që e dëgjoj atë fjalë nga një mashkull për veten time.
Në natën e mbrëmshme ndodhën ndryshime. Niku, që u skualifikua nga “Kafazi” jo për hir të votuesve, por sepse “shkeli” rregullat e lojës, u zëvendësua nga një banor tjetër, dhe ky është Ylberi nga Burreli, i cili, tashmë është pjesë e lojës tek “Kafazi i artë”. Ai që u largua nga “Kafazi i ndryshkur” për t’u futur tek “Kafazi i artë”, është…. Dhe ai që do të qëndrojë tashmë në “Kafazin e ndryshkur” dhe nuk është më pjesë e lojës në “Kafazin e artë”, është….
Ndërsa ai që u largua përfundimisht nga loja është….