FBI heton garën për nikoqir të Botërorit 2018

Komiteti organizativ i Kampionatit botëror 2018 në Rusi ka thënë se nuk ka njohuri rreth hetimeve të FBI-s për shfrytëzimin e ndihmës së hakerëve dhe “trikave të tjerë të ndytë” të ngritura nga procesi i kandidimit në FIFA.
Rusia doli fitimtare në garë për nikoqir të Kampionatit botëror 2018 pas votimit në dhjetor të vitit të kaluar, rrethanat e së cilës tani janë në qendër të hetimeve nga agjencia amerikane për zbatimin e ligjimit. Telegraph Sport ka njoftuar të se hetuesit nga FBI kanë intervistuar anëtarë të ekipit humbës të Anglisë për Botërorin 2018 si pjesë e hetimeve rreth dyshimeve për korrupsion.
Besohet se FBI ka “dëshmi të mjaftueshme” për përpjekjet e organizatave nga jashtë për t’ju qasur e-mail adresave të ekipit të SHBA-së për garën më 2022 dhe besojnë se edhe kandidatura e anglezëve mund të ketë pësuar njësoj.