FIFA i përgjigjet FFK-së

Kjo e fundit, përmes presidentit të saj, Sepp Blatter ka njoftuar se kërkesa e FFK-së për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore, do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.
“Një natë para nisjes sime në Japoni, për të marrë pjesë në Kupën Botërore të klubeve 2011, ju falënderoj për letrën e juaj të datës 31 tetor. Kërkesa e juaj për zhvillimin e ndeshjeve miqësore do të jetë në rend të ditës, në seancën e radhës të KE të FIFA-s, që do të mbahet më 16-17 dhjetor në Tokio”, ka njoftuar përmes një shkrese kreu i FIFA-s.
“Ne do t’ju informojmë për epilogun e mbledhjes dhe kërkesës tuaj. Duke iu falënderuar për angazhimin tuaj në shërbim të sportit tonë, ju lutem që të besoni në ndjenjat e mija të përzemërta dhe miqësore”, vazhdoi zvicerani.