E Shtunë, 31 Tetor 2026

Esperance kërcënon Barcelonën

Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij të ekipit vështirë se dridhen në këpucët e tyre sportive, por skuadra tuniziane Esperance planifikon t’i shkaktojë telashe Barcelonës në Kampionatin botëror të klubeve në Japoni.

Kampioni i Afrikës duhet të mposhtë skuadrën nga Katari, Al Sadd në çerekfinale në fundjavë para se të nisë tentimin për rrëzimin e Barcelonës në Yokohama më 15 dhjetor. Por, mbrojtësi ganez, Harrison Affull - i cili muajin e kaluar realizoi një gol të jashtëzakonshëm për Esperancen në Ligën e Kampionëve të Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) - tha se skuadra e tij nuk ka frikë prej askujt.

“Asgjë nuk është e pamundur. Vazhdoj të shikoj golin tim në kompjuter”, tha mbrojtësi duke iu referuar shënimit të jashtëzakonshëm të tij kundër Wydad Casablanca. “Vështirë e njoh veten sepse nuk jam mësuar të shënoj gola. Jam më tepër krijues. Por, kurrë nuk lodhem nga urimet e bashkëlojtarëve dhe dëgjimi i komentuesit tunizian duke u çmendur”, tha ai për FIFA.com.

Barcelona udhëton për në Japoni menjëherë pas El Clasicos me Real Madridin në fundjavë dhe është favorite të fitojë Kampionatin botëror të klubeve. Gjiganti katalan, fitues më 2009 në Abu Dhabi dhe skuadra braziliane Santos, i bashkohen garës në gjysmëfinale javën e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›