E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni debutues, i suksesshëm

Lum Rexhepi ndihet i kënaqur me debutimin në elitën e futbollit finlandez me ekipin e Honkas. Mbrojtësi kosovar pati 14 paraqitje, të cilat ishin të mjaftueshme për të. 19 vjeçari beson se do të përmirësohet dhe se do të ketë sezon edhe më të mirë, në nivelin personal dhe ekipor, vitin tjetër.

Lum Rexhepi pati paraqitje pozitive në sezonin e tij debutues me FC Honka. Mbrojtësi kosovar me pasaportë finlandeze zhvilloi 14 ndeshje dhe ndihet i kënaqur me atë që shfaqi në fushë gjatë sezonit të fundit në elitën e futbollit finlandez.

“Faza para-sezonale shkoi mjaft mirë dhe aty pata sukses të madh. Më pas sezoni nuk filloi në mënyrën më të mirë. Nuk i di arsyet, por unë i shikoja ndeshjet nga bankina. Por, më pas e pata më në fund periudhën finale kur luaja dhe vazhdimësia më përmirësoi. Ishte një sezon OK për mua”, deklaroi ish futbollisti i Helsinkit për ueb faqen veikkausliiga.com.

19 vjeçari pret të ketë paraqitje edhe më të mira sezonin e ardhshëm, të dytin në fanellën e Honkas. “Tash unë nuk duhet të mendoj shumë për sezonin debutues dhe nuk mund ta përdor atë si mburojë. Duhet të shikoj përpara. Pres shumë nga vetja sezonin e ardhshëm. Shpresoj që ky sezon të jetë edhe më i mirë, në nivelin personal dhe në atë kolektiv”, vazhdoi Rexhepi

Ai e pranon se ka ende hapësirë për t’u përmirësuar dhe se nuk kënaqet kurrë me aq sa ka arritur. Ai është ende i ri dhe me punë të madhe beson se do të arrijë larg. Në Finlandë, Lum Rexhepin e krahasojnë me legjendën e këtij vendi, qendërmbrojtësin Sami Hyppia.

Rexhepi ishte transferuar në Honka vitin që shkoi nga Helsinki, ku ishte pjesë e ekipit të të rinjve. Ai ishte provuar muajin e kaluar te klubi holandez PSV Eindhoven. Rexhepi pati një test të suksesshëm atje dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të zbarkojë në Holandë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›