E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fanella e Bajramajt, në muze

Fatmire Bajramaj është figurë e shquar në Gjermani. Për këtë, futbollistja kosovare me fanellën e saj ka zënë vend në muzeun Dahlem të Berlinit, ku shfaqen kulturat e reja evropiane.

Përpos fanellës së futbollistes së Frankfurtit, në këtë muze, të rinovuar dhe të rikthyer në funksion pas dy vjetësh, është vendosur edhe fanella e yllit të Real Madridit, Mesut Ozilit.

Dy fanella të bardha - me numrin 18 e Bajramajt nga Botërori 2011 në Gjermani dhe ajo me numër 8 e Ozilit nga Botërori 2010 - janë vendosur në muze, ku kanë mundësi t’i shohin të pasionuarit e sportit gjerman.

Arsye e vendosjes së këtyre dy fanellave është se dy sportistët e lartpërmendur, të dy nga 23 vjeç, janë më të dashurit ndër futbollistët dhe futbollistet në këtë vend.

Gjermania e konfirmoi edhe një herë se ka një imazh multi-nacional dhe multi-kulturor. ‘Lira’ ka prejardhje nga Kosova dhe jeton që një kohë të gjatë në Gjermani, kurse mesfushori i Real Madridit, Ozil, ka prejardhje turke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›