E Diel, 1 Nëntor 2026

Fantastike të fitojmë Champions në Bernabeu

Ibrahimoviç

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç, ka thënë se të shpallesh kampion i Champions League do të ishte e mrekullueshme, por katalanasit duhet të triumfojnë më parë në ndeshjen me Interin. Barcelona përballet me ekipin e Zhoze Murinjos dhe Ibra beson se Barcelona do të kualifikohet më tej. “Jemi duke krijuar historinë dhe jam krenar të jem pjesë e saj”, ka thënë suedezi për ‘La Gazzeta Dello Sport’. Të fitojmë Champions League në Bernabeu do të ishte fantastike dhe jemi duke bërë gjithçka të arritur në finale”. Ibrahimoviç e di se të mposhtësh ish-ekipin e tij është një gjë jo shumë e lehtë. “Barcelona dhe Inter janë ekipe të ndryshme. Këtu duhet ta mbajmë topin, ndërsa në Itali mendojmë se shënimi i një goli do të na mjaftonte”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›