E Diel, 1 Nëntor 2026

Unë dhe Lionel Mesi, më i forti? Që të dy

Kristiano Ronaldo

Në prag të “El Clasico”-s së shumëpritur, që do të vërë përballë Realin e Madridit dhe Barcelonën, talenti portugez i Madridit, Kristiano Ronaldo, është pyetur mbi gjeniun argjentinas, Lionel Mesi, autorin e një pokeri të mrekullueshëm ndaj Arsenalit në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League: të gjithë flasin për ne, por nuk do të luajmë një duel individual. Besoj se si unë ashtu edhe Mesi do të zhvillojmë një ndeshje të madhe, edhe pse jemi shumë të ndryshëm. Ai po ecën shumë mirë, por unë dua të ndihmoj Realin të fitojë tituj. Mesi nuk luan i vetëm dhe shokët e tij kanë një meritë të madhe. Kush merr vesh nga futbolli e di se për çfarë po flas. Ne kjo nuk na shqetëson dhe shpresojmë të jemi më të kompletuar”. Në mbyllje Ronaldo tha: “Më i forti mes meje dhe Mesit? Që të dy”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›