Shkumbini, Ndroqi shkarkon Josën

Mirel Josa nuk do të jetë më trajneri i Shkumbinit, duke u bërë kështu tekniku i parë i larguar për sezonin 2010-2011.
Presidenti Ylli Ndroqi (zotëron 85 për qind të aksioneve të klubit peqinas) e shkarkoi ish-trajnerin e Skënderbeut për rezultate të dobëta në dy javët e para të kampionatit aktual.
Shkumbini barazoi 2-2 me Kastriotin në “Qemal Stafa” (por me peqinasit si pritës) dhe humbi 2-0 me Laçin në transfertë, duke grumbulluar vetëm 1 pikë nga 6 të mundshmet.
Në fakt, duhet pohuar se investimet financiare dhe në grupin e lojtarëve nga bosi i fuqishëm i kompanisë “Yldon” kanë qenë ndër më të lartat e shpenzuara ndonjëherë për një klub të formatit të Shkumbinit.
Interesant është një fakt, se dhe sezonin e kaluar, ishte Shkumbini ai që e nisi valsin e bankinave. Gugash Magani dha dorëheqjen pas javës së dytë pas një barazimi pa gola në Ersekë me Gramozin dhe humbjen 2-1 në Peqin me Besën.
Sezonin e kaluar, Shkumbini i drejtuar nga presidenti Dyrmishi dhe i mbështetur financiarisht dhe nga donatorët Sula e Ismaili, pati në bankinë tre trajnerë: Gugash Magani (nga java 1-2); Kristaq Mile (nga java 3-15) dhe Përparim Daiu (nga java 16).
Ende nuk është konfirmuar ndonjë kandidat për bankinën peqinase, por për fat të mirë të klubit peqinas, kampionati është i ndërprerë deri më 11 shtator.
Në javën e tretë, Shkumbini do të presë në shtëpi Skënderbeun, që pas dy javësh ka pikë të plota, 6.
SUPERLIGA 2010-2011
LËVIZJET E TRAJNERËVE
Shkumbini: Mirel Josa (nga java 1-2)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 31 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili