E Shtunë, 31 Tetor 2026

FC Girona kushton... 1 euro!

I zhgënjyer me rezultatet e skuadrës së tij, e parafundit në divizionin e dytë të Spanjës, presidenti i Gironas, Josep Delgado është i gatshëm ta shesë klubin e tij për një shumë simbolike.

Nuk bëhet fjalë për miliona, të cilës janë bërë të zakonshëm në botën e futbollit, por, besoni apo jo, për 1 euro!

Delgado ka mbetur i zhgënjyer edhe nga mungesa e mbështetjes së tifozëve, kështu që e ka mbajtur një konferencë për shtyp dhe e ka treguar vendimin e tij.

Presidenti aktual e kishte blerë klubin nga Liga Adelante për 8 milionë euro, në vitin 2010. Tre sezone më vonë, ai u dorëzua, pasi që u la anash edhe nga njerëzit që kishte afër.

Ndërkohë, zyrtari i klubit që gjendet në pozitën e 21-të në tabelë, Joaquim Boadas, nënvizon se drejtuesit aktualë të klubit do ta kërkojnë një pronar ideal, i cili do ta menaxhonte mirë klubin dhe do të ofronte një projekt të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›