FDE – Forumi për Demokraci dhe Etikë një vizion që kërkon kurajë dhe dashuri.
Historia e fundshekullit të 20-të, u pasurua ndjeshëm nga rikthimi i lirisë tek një numër vendesh e kombesh në Europë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Për qytetarët anekënd Europës që janë të përfshirë në jetën politike, pasioni për demokracinë dhe lirinë ka qenë ylli polar i karrierave të tyre, madje domethënia ka qenë shumë më e fortë për ata që kanë pasur lidhje me këto ngjarje dhe zhvillime. Ata djem dhe vajza të cilët ngritën dhe ndërtuan FDE- Forumin për Demokraci dhe Etikë, dhe takimin e përmuajshëm joformal Leadership Forum në Shqipëri, janë një grup të rinjsh me të cilët ka qenë një kënaqësi e posaçme e imja të bashkëpunoj gjatë viteve të fundit. Më kujtohet me shumë ndjenja të forta dashamirësie vizita ime në një Tiranë vibrante pak vite më parë ku edhe kam patur rastin të jem folës në njërin prej takimeve Leadership Forum. Ashtu sikurse kam patur një kënaqësi të madhe të mikpres këta miq nga Shqipëria ndërsa kanë ardhur të më vizitojnë mua dhe miq të tjerë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Dhomën e Lordëve, në Londër. Puna që ata po përpiqen të kryejnë është goxha sfiduese, pasi kërkon vendosjen dhe përforcimin e një sistemi pafajshmërisht të lirë përkundër represionit, gjë e cila nuk përbën aspak një detyrë të lehtë, as një punë që nuk kërkon kurajo. Por duke ndërtuar me shpresën dhe idealizmin rinor, dhe me themelet e mbështetura fort në parimet e gjithkohëshme të drejtësisë, përvujtnisë, ndershmërisë, faljes, tolerancës ndaj së ndryshmes, dhe përgjegjshmërisë ndaj njerëzve, ne miqtë e Shqipërisë, vërtetësisht besojmë se FDE dhe takimi i përmuajshëm Leadership Forum që FDE organizon, përfaqësojnë një Pishtar të ndezur që rrezaton e shkëlqen fort në Ballkan, e me siguri do të rrezatojë e shkëlqejë fort brenda kombit shqiptar e përtej tij pa asnjë mëdyshje. Unë i uroj nga zemra FDE-së veçse suksese në udhën dhe sfidën e ndërmarrë. Ka shumë ende për tu bërë nga FDE për promovimin, inkurajimin, zbatimin dhe përforcimin e vlerave që ky Forum mbështet. Miqtë e shumtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë besim ndaj edhe do të mbështesin energjikisht duke uruar për FDE-në një të ardhme të fuqishme.
Alistair Burt, Deputet në Parlamentin Britanik
Nën/Kryetar i Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar
31 Tetor 2008