15 milionë lekë për kishën e Shën Mëhillit në Voskopojë
Pas akordimit të një fondi prej 15 milionë lekësh nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, shumë shpejt do të restaurohet njëra prej kishave më me vlerë dhe të dëmtuara të Voskopojës, siç është Kisha e Shën Mëhillit. Madje puna restauratore tashmë ka filluar. Lajmin e pohon drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Korçës, Theodhor Theodhori. Ai shprehet se “Rikonstuksioni do të vazhdojë me restaurimin e afreskeve dhe ikonave të kishës në një fazë të mëvonshme”. Në të kaluarën, në Voskopojë ka pasur ndërhyrje të pjesshme restauruese në kishat e Shën Mëhillit, Shën Kollit dhe Shën Thanasit, megjithatë, financimet kanë qenë në shifra modeste dhe krejt të pamjaftueshme, për të mos thënë të papërfillshme.
Me shumën e dhënë për restaurimin e Kishës së Shën Mëhillit do të punohet me çatinë, rrethimin e jashtëm, dyert dhe dritaret e saj etj. Në Voskopojë janë gjithsej rreth gjashtë kisha, të cilat ndonëse janë restauruar kanë nevojë për ndërhyrje emergjente.
Simpozium në Gjermani për 100-vjetorin e Kongresit të Gjuhës Shqipe
Asociacioni Shqiptar për Kulturë dhe Integrim me seli në Schëelm të Gjermanisë, në bashkëpunim me Institutin e Albanologjisë pranë Universitetit “Ludëig Maximilian” të Munihut, do të organizojnë më 7 dhe 8 nëntor një simpozium ndërkombëtar kushtuar 100-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Pjesëmarrjen në këtë simpozium e kanë konfirmuar albanologë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Italia dhe Franca.
31 Tetor 2008