E Diel, 1 Nëntor 2026

FDE, përqafimi dhe frymëzimi i një demokracie etikisht të lartë



Unë e duartrokas përzemërsisht punën e djemve dhe vajzave që kanë themeluar dhe mbajnë në këmbë FDE-në, gjatë këtyre pesë viteve të fundit. Duartrokas përzemërsisht gjithashtu punën e bërë për ngritjen dhe stabilizimin e takimit të përmuajshëm Leadership Forum dhe vendosjen e tij në shërbim të promovimit dhe zhvillimit të ideve më të mira për hir të një Shqipërie të ardhme, të stabilizuar, të sigurt, me produktivitet të lartë, duke iu bashkangjitur standardeve më të larta etike, respektuese e të drejtave të popullsisë së saj dhe që siguron pjesëmarrjen e qytetarëve nëpërmjet institucioneve demokratike efikase.
Forumi për Demokraci dhe Etikë do të vazhdojë ta kryejë këtë mision të rëndësishme sepse ka akoma shumë punë për tu bërë. Është relativisht e lehtë që të aprovohen ligje dhe që të mobilizohen institucionet shtetërore e qeveritare për të punuar në ndërtimin e institucioneve demokratike që funksionojnë siç duhet. Pjesa më e vështirë (pjesa që kërkon punën më të madhe) është ajo e transformimit të ambientit kulturor të traditës dhe të sjelljes në mënyrë që jo vetëm institucionet shtetërore e qeveritare, por e gjithë shoqëria civile të zhvillohet në këtë drejtim.
FDE, nëpërmjet përdorimit të të gjithë talenteve të popullit shqiptar nga çdo sektor i shoqërisë, pavarësisht përkatësisë politike, po mbështetet te cilësitë më të mira të karakterit të shqiptarit për ta larguar shoqërinë nga mendimet e brendshme për përfitim personal, egoiste, përkundrejt një vëmendjeje bujarie, zemërgjerësie dhe dashurie për vendin. FDE po ushtron aksion të vazhdueshëm për eliminimin e të gjitha formave të korrupsionit dhe favoritizmave, të cilat i mohojnë shoqërisë investimet e nevojshme, mundësitë për biznese, tregje efikase dhe shkatërrojnë besimin publik tek qeveria. FDE përqafon dhe frymëzon vizionin e një demokracie shqiptare etikisht të lartë, që respekton të gjitha këndvështrimet dhe aderon nëpër procese që, për arsye se janë transparente dhe janë të hapura ndaj popullit e qytetarëve, mund të fitojnë besim dhe mbështetje të plotë nga shqiptarët.
Ndërkohë që ka akoma shumë punë përpara, të gjithë ata që janë të përfshirë me takimin e përmuajshëm joformal Leadership Forum që FDE organizon, dhe me FDE-në meritojnë përgëzime të jashtëzakonshme për gjithçka që kanë arritur deri më tash, për energjinë e vizionin e mrekullueshëm dhe për dritën që rrezatojnë në të ardhmen e shkëlqyer që do të ketë Shqipëria.

Sinqerisht

John Walker*

*John Mercer Walker, Jr. (lindur më 26/12/1940), është Gjykatës në Gjykatën e Apelit të SHBA për Rrethin e Dytë dhe është kushëriri i presidenteve të SHBA, George H.W. Bush dhe George W. Bush. Ai ka qenë Kryetari i Gjykatës së Apelit të Rrethit të Dytë nga 1/10/2000 deri në 1/10/2006, më pas mori statusin e SENIOR.

31 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›