OST: Ndërprerje të energjisë për shkak të punimeve në nënstacionin Tirana

Ditën e enjte, 19 shkurt 2009, nga ora 10:00-12:00, do të kryhen punime në nënstacionin Tirana 1 dhe për pasojë, do të ndërpritet energjia elektrike në zonën e Parkut te Autobuzave, Laprakë, Rruga e Ambasadave, Pallati i Sportit, Rruga e Dibrës, Rruga e Barrikadave dhe Rruga 5 Maj, bënë të ditur burime zyrtare nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a, kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe biznesit, për shqetësimet që mund të krijohen gjatë 2 orëve të punimeve.
...