PS-91: Berisha e Rama do manipulojnë zgjedhjet
Partia e sapokrijuar nga gjiri i socialistëve vleresoi sot se Rama dhe Berisha po pergatisin nje 26 Maj konsensual. Ne keto kushte PS-91 ben thirrje te reagohet me te gjitha mjetet demokratike per te mbrojtur zgjedhjet e ardhshme
TIRANE-Partia e re PS-91 u shpreh sot e shqetësuar rreth situatës politike në vend dhe zgjedhjeve të ardhshme. Kjo parti përkufizoi si autorë të kësaj, kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetarin e Bashksië së Tiranës, Edi Rama dhe marrëdhënien e ndërtuar mes tyre. “Keto marredhenie te motivuara nga interesa te industrise se shesheve te ndertimit po kapin Kushtetuten dhe zgjedhjet politike”, thuhet në një deklaratë për shtyp të kësaj partie..
Sipas tyre “Teatri politik i luajtur mes Berishes dhe Rames po shfaqet me gjoja lufte pa kompromis per ceshtje te tipit Fazllic dhe me kompromise 'historike' per ceshtje te rendesise strategjike si procesi zgjedhor”.
Partia e sapokrijuar nga gjiri i socialistëve akuzoi kryesocialistin Rama dhe deputetët e tij se “po plotesojne kushtin e Berishes per t’i ruajtur pushtetin qendror nepermjet sistemit proporcional rajonal dhe kontrollit te administrates zgjedhore” ,
PS -91 vleresoi se Rama dhe Berisha po pergatisin nje 26 Maj konsensual.
“Ne keto kushte PS-91 i ben thirrje cdo segmenti progresist te politikes dhe qytetarise shqiptare te reagojne me te gjitha mjetet demokratike per te mbrojtur zgjedhjet e ardhshme nga paracaktimi i rezultatit nepermjet manipulimit konsensual”, citon deklarata për shtyp e PS-91.
(d.b/BalkanWeb)