E Shtunë, 31 Tetor 2026

FER: Zgjedhjet e reja shpëtojnë demokracinë

Partia Fryma e Re rithekson se zgjedhjet e reja në terë vendin në të njëjtën kohë janë e vetmja mënyrë për ta shpëtuar demokracinë e dhunuar më 12 dhjetor. Reagimi i FER vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme për të dërguar në rivotim edhe Komunën e Mitrovicës. Nga Express më 07 janar 2011 në ora 16:55

Partia Fryma e Re, përmes një kumtese për media, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme për rivotim në Mitrovicë e konfirmon pozicionin e kësaj partie se keqpërdorimi zgjedhor i datës 12 dhjetor i dëmtoi zgjedhjet në tërë Kosovën e jo vetëm në disa komuna ku do të rivotohet këtë të diel.

“Ne e ritheksojmë qëndrimin tonë se zgjedhjet e reja në terë vendin në të njëjtën kohë janë e vetmja mënyrë për ta shpëtuar demokracinë e dhunuar”, thuhet në kumtesën e FER’it.

“Vazhdimi i votimeve të pjesshme e cenon Kushtetutën e Kosovës ku kërkohet që vota të jetë e barabartë, e tash nuk ka votim të barabartë kur Kosova është një njësi zgjedhore dhe procesi po stërzgjatet me qëllim”.

FER’i i përmbahet parimeve demokratike dhe e respekton vullnetin e popullit, por ai vullnet mund të dihet vetëm nëpërmjet një procesi të ri zgjedhor e jo një procesi të manipuluar siç ka qenë ai i deritashmi, thuhet në kumtesë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›