FGS: Kuvendi të miratojë ligjin për barazinë gjinore
Forumi i Grave socialiste kërkoi dje që Kuvendi të miratojë sa më parë projektligjin per barazinë gjonore. Koordinatorja Kombëtare të Forumit të Gruas Socialiste, Ermira Danajtha se se miratimi i këtij ligjit është i rëndësishëm pë4r nxitjen e grave, pro edhe burrave në të gjitha aspektet e jetës. “Forumi i Gruas së Partisë Socialiste, e konsideron shumë të rëndësishëm kalimin sa më të shpejtë të projekt- ligjit të ri për barazinë gjinore. I bëjme thirrje Parlamentit shqiptar, që të mos e zvarrisë më tej këtë projekt-ligj, por ta miratojë atë sa më shpejt duke hedhur kështu një hap shumë të rëndësishëm për mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të grave dhe burrave në të gjitha aspektet e jetës. Ne besojmë që me miratimin e këtij projekt-ligji, Shqipëria përmbush gjithashtu dhe kërkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Partia Socialiste dhe në veçanti Forumi i Gruas është i angazhuar për të punuar për rritjen e pjesëmarrjes së grave në të gjithë hapësirën politike dhe vendimmarrëse në vend”, tha Danaj. Sipas saj, duhet që Shqipëria të mos renditet më në vendin e fundit në rajon, por shumë më lart. Stadi aktual i zhvillimit na imponon që sot të mos flasim më vetëm për “barazi në mundësi” por ç’është më kryesorja edhe për “barazi në rezultate” dhe kjo do të jetë një ndër objektivat kryesorë të Forumit të Gruas Socialiste në punën e tij.