E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIERA DEL LEVANTE, HAPET JAVEN E ARDHSHME NE TIRANE



TIRANE - Tashmë nga një traditë disavjeçare Fiera del Levante vjen me edicionin e 9-të të saj në Shqipëri, i cili do të çelet nga data 14 deri 17 tetor në Pallatin e Kongreseve.
Këtë vit ky panair vjen për të nxitur ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në një sektor të veçantë, i cili është energjia alternative e rinovueshme dhe sektori i ndërtimit i përfaqësuar nga më shumë se 50 shoqëri italiane dhe ku një vend të rëndësishëm zënë ato pulieze.

Organizatorët bëjnë të ditur se, "Eco Biz Expo 2009" do të jetë një panair i specializuar i fokusuar në zhvillimin dhe mbështetjen e biznesit të qëndrueshëm. Në 4 ditë aktivitete tema e ekologjisë do të zhvillohet në katër sektorë të rëndësishëm: cikli i ujit, manaxhimi i mbetjeve, ndërtimi dhe energjitë e rinovueshme.

Në këtë edicion do të jetë e pranishme me një stendë të sajin edhe Zyra e Përfaqësisë në Shqipëri e Unioncamere Puglia, krahas institucioneve dhe kompanive prestigjoze. Ky institucion, i pranishëm prej 10 vitesh në Shqipëri, ka një përvojë të gjatë dhe një eksperiencë pune pozitive në ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Unioncamere Puglia me prezencën e saj institucionale asiston në Shqipëri operatorët ekonomik italianë dhe shqiptarë dhe kontribuon aktivisht në përhapjen e një kulture ekonomike e cila i lejon SME-ve të operojnë në tregjet ndërkombëtare.

Përfaqësues të Unioncamere Puglia, shprehen se ky institucion, realizon një sërë iniciativash nga organizimi i misioneve sipërmarrëse jashtë vendit në mbështetjen teknike dhe iniciatore për pjesëmarrjen e ndërmarrjeve pulieze në panairet më të rëndësishëm sektoriale në botë, deri në formimin në tematikat e marketingut dhe të ndërkombëtarizimit.

Në këto vite aktiviteti në Shqipëri, kjo strukturë për shumë sipërmarrje italiane dhe shqiptare është bërë një pikë referimi e cila siguron transparencë dhe tutelë në raportet tregtare dhe në ato të partenaritetit industrial.

Ky institucion shërben si antenë aktive e sistemit kameral italian në Shqipëri. Të shumta janë nismat, projektet dhe aktivitetet e përbashkëta me Dhoma të tjera italiane të Tregtisë, Industrisë, Bujqesisë dhe Artizanatit si ajo e Chieti-t, Unioncamere Roma, Trieste, Campobasso, Pescara, Palermo, Milano, eç. si edhe me Dhomat Ekonomike të vendeve fqinje të rajonit ballkanik.

Duke iu referuar spektrit të gjerë të shërbimeve të ofruara nga Unioncamere Puglia për sipërmarrjet italiane: përmendim informazione fiskale, ligjore, procedura administrative dhe doganore, asistencë për krijimin e shoqërive të përbashkëta, organizim panairesh, promovim dhe realizim të aktiviteteve të informimit dhe formimit, si për sipërmarrësit ashtu edhe për organizmat institucionale lokalë, me qëllim që të favorizojë atë proçes të trasparencës, besimit dhe kredibilitetit të nevojshëm në lidhjet e qëndrueshme midis sipërmarrjeve dhe institucioneve. Vetëm gjatë vitit 2008 kjo zyrë është kontaktuar nga 1.873 ndërmarrje, dhe ka realizuar një total prej 7.857 kontaktesh në hyrje dhe dalje

10 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›