Presidenti i jep shtetësinë shqiptare Xhejms Belushit, imazhit të ri i “Eagle Mobile”
TIRANË – Që nga dita e djeshme, aktori i famshëm amerikan me origjinë shqiptare, Xhejms Belushi do të jetë edhe me pasaportë shtetas i vendit prej nga e ka prejardhjen. Mbrëmë, presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi i dorëzoi pasaportën me nënshtetësinë shqiptare pas dekretit që firmosi për komedianin dhe këngëtarin shqiptaro-amerikan. “Faleminderit”, - ishin fjalët e para në shqip, që artisti virtuoz, iu drejtua qindra të pranishmëve të ftuar me rastin e kësaj ceremonie, për të vijuar më tej se: “Ju më keni bërë sot, vërtetë krenar. Unë them jam shqiptar, por sot realisht jam vërtetë i tillë”, për të vijuar më pas me humor: “Hollivudi do t’iu bëjë, aktorë të famshëm... Faleminderit!”.
Në fjalën e hapjes, me rastin e dhënies së shtetësisë shqiptare, aktorit Belushi, Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, deklaroi ndër të tjerash se: sot, janë shumë njerëz që krenohen së bashku me të dhe natyrisht ‘Eagle Mobile’”.
“Eagle Mobile”, është kompania, promovuese e imazhit të interpretuesit Xhejms Belushi, në reklamën për “Fëmijët në nevojë”, - e cila po realizohet aktualisht, nga regjisori turk, Mete Õzok.
10 Tetor 2009