E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, 529 mln euro kundër terrorizmit



529 milionë euro për një Botëror të sigurt. Kjo është fatura që ka deklaruar FIFA për Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut (11 qershor-11 korrik) për ta mbrojtur evenimentin më të madh të futbollit në botë nga terrorizimi, katastrofat natyrore dhe rrëmujat. Lajmin e bëri të ditur Markus Kanter, përfaqësues i financave të FIFA-s.

Kapelo, trajneri i Anglisë deri në 2012

Fabio Kapelo do të jetë trajneri i Kombëtares angleze deri në përfundim të Kampionatit Europian 2012. Lajmin e bëri të ditur BBC në sitin e saj. Kapelo konsiderohej favoriti kryesor për të marrë bankinën bosh të Interit.

Diego Maradona: “Kam 23 bisha të uritura”

Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona, nisi betejën mediatike pak ditë para nisjes zyrtare të Botërorit. “Skuadrën do ta komunikoj pak para fillimit të turneut. Kam 23 bisha në dispozicion, të gatshëm për të lënë zemrën në fushë. Lojtarët janë duke u stërvitur në një mënyrë që më bën të frikësohem. Askush nuk e heq këmbën nga gazi. Kush do të na ndalojë? Askush. Me ndihmën e Zotit do të bëjmë një Botëror të madh, kjo kombëtare e meriton finalen”.

3 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›