E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji përinspektimin, PS:Antikushtetues

TIRANE- Në Komisionin e Ligjeve është diskutuar paraditen e sotme projekt ligji për inspektimin financiar, për të cilin deputetët e Partisë Socialiste të pranishëm në Komision, janë shprehur se është antikushtetues.

Deklaratat e tyre të majtët i mbështesin në faktin se, në bazë të këtij projekt/ligji Ministria e Financave ka nën varësinë e saj inspektimet financiare.

Deputetët e PS deklarojnë gjithashtu se, “Ministria e Financave merr kompetencat edhe për SHISH-in e KLSH-në”, - cka i bën ata të jenë kundër këtij projekt ligji.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›