Pettifer: EULEX-ika politizuar hetimetpër korrupsion
PRISHTINE- Analisti i njohur për Ballkanin James Pettifer gjatë një interviste për KTV-në u shpreh se BE-ja edhe për një kohë të gjatë nuk do të pranojë Kosovën në BE, duke shtuar se institucionet e saj janë ende të dobëta. Sipas tij edhe rastet e hetimeve për korrupsion të nisura nga EULEX dëmtojnë imazhin e vendit, pasi këto hetime janë politizuar tashmë.
“BE është në kaos për shkak të krizës. Kriza në Greqi është shumë serioze dhe do ta prekë tërë rajonin. Qeveri të ndryshme- e kam fjalën për qeveritë e mëdha- si Britania e Madhe dhe Gjermania nuk duan të shohin BE-në të zgjerohet më tej derisa të arrihet njëfarë stabiliteti. Askush nga ne nuk e din kur do të arrihet kjo, por në të njëjtën kohë zhvillimi institucional këtu është esencial sepse BE nuk dëshiron ta ketë një anëtar të ri me institucione të dobëta. Dhe luftimi i korrupsionit është gjë shumë e rëndësishme. Por, nuk më pëlqen mënyra se si korrupsioni është duke u politizuar nga EULEX-i sepse korrupsioni këtu është i pranishëm gjithkund dhe jo vetëm te ndonjë individ i veçantë brenda qeverisë. E gjithë fushata anti-korrupsion nga ana e EULEX-it më duket se është drejtuar kah partia më e madhe në qeveri”- deklaroi James Pettifer.
(m.a/BalkanWeb)