E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ibrahimoviçi” i ri blihet nga Abramoviç

Objektivi i Arsenalit, Marko Mitrovic, duket se e ka lënë të zhgënjyer Arsen Vengerin, pasi rivalët e Celsit janë shumë pranë nënshkrimit m talentin suedez të Marlomes duke paguar një shumë të lartë. Djaloshi 15-vjecar, lojtar i përfaqësueses U-15 të Suedisë, krahasohet me patriotin e tij Zlatan Ibrahimovic, i cili gjithashtu ka luajtur me Malmoen në fillimet e tij. Celsi e kishte monitoruar përparimin e Mitrovicit dhe siutatën e tij për gati 12 muaj dhe tani klubi i miliarderit rus Abramovic është shumë afër kompletimit të kontratës me Malmoen. Bllekbërn Rovers gjithashtu ishte interesuar për Mitrovicin, por duket se zëmra e djaloshit të ri ka rrahur më shumë për klubin e "Stamford Bridxh", ku ai edhe do të piqet nën udhëheqjen e Avram Grant.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›