E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA: Edhe Blatter i dyshuar për ryshfet

FRANCË- Trupi udhëheqës botëror i futbollit, FIFA ka zgjeruar hetimin e vet rreth ryshfetit, duke e përfshirë edhe presidentit e saj, Sepp Blatter.
FIFA ka ftuar zviceranin që është në detyrë në një seancë rreth etikës, pas kërkesës së bërë nga rivali i tij, Mohamed Bin Hamam.

Blatter, që është president i FIFA-s që nga viti 1998, dhe Bin Hamam, udhëheqësi i Konfederatës së Futbollit të Azisë, me prejardhje nga Katari, do të dalin së bashku para komisionet për etikë të dielën, vetëm tre ditë para zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të organizatës botërore të futbollit.

Bin Hamam pretendon se Blatter ka thyer rregullat e etikës, duke mos i raportuar dyshimet e korrupsionit të mundshëm.Bin Hamam është ftuar në komision etike pasi bëri akuzat.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›