E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema nuk është në shitje

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 20:00

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk beson se klubi synon ta shesë atë gjatë verës. Reprezentuesi francez vazhdon të spekulohet me largim nga Santiago Bernabeu ndërsa kërkohet nga Arsenal dhe Juventus.

Por, ai nuk mendon se do të largohet nga kryeqyteti madrilen. “Nuk mendoj se Real Madridi mendon të më shesë gjatë verës.

Trajneri Mourinho ka besim në mua dhe llogarit në shërbimet e mija. Sezonin e ardhshëm do ta shihni Benzeman e vërtetë”, tha Benzema për Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›