Rafinha kthehet në Gjermani

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 18:00
Genoa ka njoftuar se mbrojtësi i djathtë Rafinha do të largohet nga klubi vetëm një vit pas ardhjes në Marassi. Braziliani ishte transferuar në Genoa për 9 milionë euro pas paraqitjeve të mira në Gjermani për Schalke 04.
Mirëpo, aventura e tij në Itali nuk shkoi sipas parashikimeve dhe tani ai mund të rikthehet në Bundesligë.
“Futbollisti preferon Kampionatin gjerman para atij italian. Ai dëshiron të kthehet në Gjermani. Duhet të arrijmë marrëveshje me një klub nga Bundesliga”, tha presidenti i Genoas, Enrico Preziosi për Radio Radio.