E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA heton Blatterin

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 19:00

FIFA ka marr vendim të pazakonshëm duke hapur hetime kundër presidentit të saj Sepp Blatter. Federata botërore e futbollit konfirmoi lajmin të premten në mëngjes pas dyshimeve për korrupsion.

Kryetari i Konfederatës aziatike të Futbollit, Mohamed Bin Hammam, rival i Blatterit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s javën e ardhshme, kishte bërë thirrje që zvicerani të hetohet.

Së fundmi qarkullojnë akuza për manipulime në përzgjedhjen e nikoqirëve për Kampionatet botërore 2018 dhe 2022 që do të zhvillohen në Rusi, respektivisht Katar. Blatter do t’ju përgjigjet akuzave të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›