Bushati zbulon anti-Greqine U-21. Hyka dhe Sukaj me A-ne, përjashtohet Bakaj

Albania-sport - (AZHURNIMI 2)Trajneri i përfaqësuses shqiptare të futbollit U-21, Artan Bushati shpalli listën e të bësuarëve të tij në ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Greqisë U-21, takim që do të luhet në Athinë, më 6 shkurt 2007. Është thuajse i njëjti formacion si ai që arriti fitoren befasuese ndaj Turqisë (0-2) në Stamboll, më 17 janar 2006 me golat e Elis Bakaj (penallti) dhe Xhevair Sukaj. Në listë bie në sy mungesa e sulmuesit të Ankonës në kampionatin italian Seria C1/B, Henri Shiba, që menjëherë pas takimit miqësore me Turqinë, akuzoi trajnerin Bushati se i kishte kërkuar një "kontribut" për të luajtur.
Trajneri i Kombëtares Oto Baric i ka marrë "borxh" Shpresave, dy lojtarë, mesfushorin Jahmir Hyka dhe sulmuesi Xhevair Sukaj. Burime të sigurta pohuan për Albania-sport.com se nga lista e zakonshme është përjashtuar mesfushori i Partizanit, Elis Bakaj, i cili nuk iu përgjigj ftesës së ekipit Kombëtar për grumbullimin e Antalias. Bushati ka ftuar edhe Sotir Ninin qe luan me Panathinakos si dhe Alban Hoxhen e Sadush Danaj
Lista e azhurnuar(2)
1. ANDREA KOLIQI SELANIK(GREQI)
2. OLSI BISHANI VLLAZNIA
3. GERHARD PROGRI PARTIZANI
4. ANDI LILA BESA
5. SADUSH DANAJ BESLIDHJA
6. EMILIANO VILA
7. RENATO ARAPI BESA
8. DANIEL RAMAZANI SHKUMBINI
9. BLEDIN GUGA FLAMURTARI
10.NERTIL FERRAJ DINAMO
11 JETMIR SEFA TIRANA
12 NEVIAN CANI
13 GILMAN LIKA VLLAZNIA
14 ARSIDI TAFILI VLLAZNIA
15 ERANDO KARABECI PARTIZANI
16 ENCO MALINDI PARTIZANI
17 ILIRJAN CAUSHAJ DINAMO
18 ALBAN HOXHA DINAMO
19 SOTIR NINI PANATHINAIKOS