E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enco Malindi, “Ibrahimoviçi” shqiptar gati për AEK-n në Greqi

EKSKLUZIVE: "Foton me mesfushorin e Arsenalit, spanjollin Cesk Fabregas, e kam një nga më të cmuarat e koleksionit tim të vogël. Ndoshta edhe unë një ditë do të bëhem i famshëm si ai". Kështu shprehet ekskluzivisht për Albania.sport.com, një nga talentet më të spikatur të Partizanit dhe lojtari i Kombëtares U-21, Enco Malindi, autor i disa golave në aktivitet ndërkombëtare: me formacionin e përfaqësueses kuqezi U-17 kundër Serbisë të humbur 1-4 (raundi i parë kualifikues, më 29 shtator 2004, në Gradski – Subotica, trajner Shpëtim Duro) dhe në eliminatoret e U-19, kundër Sllovakisë të fituar 3-2 (më 27 shtator 2006, në Andorra La Vella) si dhe kundër Andorrës 2-0 (më 2 tetor 2006 në Municipal - Foix). Sulmuesi Malindi (182 cm) prej kohësh është në listën "blerjeve" të një prej ekipeve më të mëdha të Superligës greke, AEK, që tashmë ndodhet në vendin e dytë me 41 pikë, po aq sa Panathinaikos i shqiptarit tjetër të talentuar Sotir Nini. Presidenti i verdhezinjeve të AEK-ut, Themistoklis Nikolaidis është i dashuruar me 19-vjecarin, por mbi të gjitha të besuarit të tij, holandezit Zherar, që ka ardhur në Shqipëri pesë herë së bashku me ish-futbollistin e kombëtares shqiptare, Bledar Kola. Më 6 shkurt 2007, Malindin e pret një sfidë shumë intriguese kur Kombëtarja U-21 do të përballet në Athinë me homologen greke. Në Athinë, Enco dëshiron të tregojë në fushë se kush është edhe pse në dy ndeshje testuese gjatë vitit 2006, shënoi dy gola për AEK-un. Malindi ka zhvilluar gjashtë ndeshje ndërkombëare me përfaqësueset e moshave. "Kam shansin që arrij të shënoj gola në takime ndërkombëtare", thotë me të qeshur Malindi.

Malindi, edhe pse i thirrur në listën e trajnerit të U-21, Bushati, për arsyse objektiva mungove në fitoren e Shpresave në Turqi (0-2). Pas pak ditësh vjen një tjetër ballafaqim, më 6 shkurt do të përballeni me Greqinë në Athinë, një sfidë dyfish intriguese për ty?
- Besoj se do të jem edhe unë pjesë e lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje. Dëshiroj që ekipi të përsërisë fitoren e arritur në Stamboll me Turqinë. Besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, nisur edhe nga fakti se luajmë në transfertë, por edhe se Greqia e dëshiron me cdo kusht fitoren. Mesa di unë ka një histori të hidhur në takimin e fundit zyrtar midis dy ekipeve tona. Jam informuar nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani se në atë takim do të jenë edhe drejtuesit të klubit grek AEK dhe do të bëj c'është e mundur që të paraqitem sa më mirë.
Enco edhe pse i ri qysh tani konsideroheni, si "Ibrahimovici i Shqipërisë". Një krahasim që mund të ndikojë edhe pozitivisht për motivimin tuaj, por mund të ketë edhe efekte negative?
- Nuk di si të përgjigjem.
Cili është ekipi i ëndërrave të Malindit?
-Kur u kthyem nga turneu i U-19 në Andorrë, në aeroportin e Barcelonës, pata fatin të takoj mesfushorin e Arsenalit, Cesk Fabregas, që nga gazetat angleze dhe nga ato që kam lexuar në internet do të jetë pasuesi i Tieri Henri. Fola edhe me Luis Garcian dhe Iniestën. E kupton si mund të ndihesh pasi i ke takuar ata. Salihi ishte golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, por zgodhi një ekip larg Shqipërisë. Dua të transferohem sa më shpejt te AEK. Personalisht nuk kam qenë në kontakt direkt me AEK, pasi është zoti Xhani që është kujdesur për mua.
Te AEK do të gjesh edhe Përparim Hetemaj (20 vjec), një lojtar që bëri emër në Ligën e Kampioneve, sidomos në ndeshjet me Milanin. Te AEK është dhe mesfushori 19-vjecar Panajot Konen (1 gol)...
- Shpresojmë të bëhemi shumë miq. Jam i bindur se ata të dy do të më ndihmojnë shumë në fillimet e mia, gjithnjë nëse arrij të shkoj te AEK-u.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me holandezin Zherar?
- Janë shumë korrekte. Ai ka ardhur së bashku me Bledar Kolën për të më ndjekur para gati dy vjetësh. Ka shprehur vlerësimin e tij për mua. Gjithsesi rezervohem të flas më shumë. Thelbësorja është ai që herë pas here më telefon dhe ka arritur të bindë drejtuesit e AEK. Para një viti u testova te ekipi i të rinjve të AEK ku shënova edhe një gol në dy ndeshjet testuese, ku golin ia bëra një ekipi të kategorisë së dytë greke.
Malindi, shënuat golin e parë në barazimin e Partizanit me Erzenin (2-2) në Shijak, madje morrët edhe komplimentat e një trajneri të "ftohtë" sic është Hasan Lika?
- Është një shënjë e mirë për mua. Shpresoj se do të më ndjekë fati. Dëshiroj të shënojë sa më shumë gola si për ekipin e Partizanit ashtu dhe për ekipin Kombëtar U-21. Shpresoj se do të aktivizohem më shumë gjaët pjesës së mbetur të sezonit.
Në turneun e Andorrës, për eliminatoret e Kampioantit Europian U-19, pavaresisht se Shqipëria nuk u kualifikua u përcolle në media dhe nga trajneri si një nga lojtarët më të spikatur?
- Një fazë eliminatore ku përvec gëzimit të shënimit të dy golave me Sllovakinë dhe Andorrën, e goditjes së traversës kundër rusëve, ishte edhe trishtimi për mos kalimin e turit. Të trija ekipet si Rusia, Sllovakia dhe Shqipëria i mbyllën ndeshjet me nga 6 pikë, por rusët dhe sllovakët u kualifikuan për më tej për golaverazh më të mirë. Trajneri ynë Shpëtim Duro e konsideroi eliminimin tonë si pjesë e një marrëveshjeje midis du ekpipeve ruse dhe sllovake. Gjatë ndeshjeve dhashë maksimumin tim dhe tregova një formë të qendrueshme. Me Jahmir Hykën kuptohem shumë mirë dhe marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Nertil Feraj, një mesfushor krahu i majtë shumë i qetë dhe zgjuar.
Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›