FIFA: :"Në janar vendoset fati i Shqipërise"

"Në janar vendoset fati i Shqipërise", ky ka qene thelbi i konferences per shtyp, i delegaconit te posacem FIFA-UEFA ne lidhje me problemet e futbollit shqiptar, si pasoje e konfliktit MTKRS-FSHF. Në fillim të vitit të ardhshëm, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do të ketë një mbledhje të posacme për Shqipërinë. Në qendër të vëmendjes së saj do të jetë konflikti ndërmjet MTKRS-së dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Në momentin e parë vihet re se në rast se shteti nuk heq dorë nga ndërhyrjet në institucionin e futbollit vendimi parë që vjen është ai përjashtimit. Pse mendojmë pikërisht këtë vendim? Sepse kjo u ka ndodhur edhe vendeve të tjera, ku mos të shkojmë më larg, në Greqi. Të shpresojmë të që mos të ketë asgjë, por ditët në vazhdim do të tregojnë më mirë. FIFA është mbledhur para dy ditësh dhe vëmendja ka qenë te pavarësia. Dje kanë mbërritur në Tiranë një delegacion prej dy vetësh, ajo e FIFA-s, Eva Paskuer dhe shefi i zyrës juridike të UEFA-as, Marsel Benc. Nga përfundimet e këtyre të dyve do të varet edhe e ardhmja e futbollit tonë.