E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Der Vaart: “Berisha ka një zemër të madhe”

Thuajse më shumë se 50 herë mund të këtë përsëritur Besart Berisha fjalën "krenar"pas ndeshjes kundër CSKA-së së Moskës për Ligën e Kampioneve. Me këmbë të hapura, me krahët pas shpinës qendron golashënuesi i ri për t'iu për t'iu përgjigjur pyetjeve. "Kam shumë për të falënderuar: klubin, ekipin, fansat dhe trajnerin", kështu përgjigjet shqiptari, që pas golit të tij që solli dhe barazimin 1-1, u drejtua direkt nga Tomas Doll, për të përqafuar atë dhe pjesën tjetër të ekipit. "Ishte një shpërthim i drejtë. Trajneri ka punuar shumë me mua, dhe ne të gjithë dëshirojmë të punojmë me të akoma më tej. Dhe unë besoj, se ne e kemi demonstruar tashmë". Ndërkaq, e dyta por jo më pak e rëndësishme në vështrimin e Berishës, është se ai e shikon veten tashmë një alterantivë. Ai ka mundur të bindë të gjithë për fuqinë e tij sulmuese. "Ai ishte lojtari më i mirë në fushë", pohoi gjithë lëvdata kapiteni i Hamburgut, Rafael van der Vaart. "Ai ka një zemër shumë të madhe, dhe arriti t'ia tregojë se sa i përkushtuar është për Hamburgun. Këtë e pa gjithkush". Edhe trajneri Doll, e vlerëson shumë shqiptarin dhe ndihet i respektuar nga deklarata mirënjohëse të Berishës. "Besart ka punuar shumë fort për një periudhë të gjatë, është trajnuar mirë dhe arriti ta shfrytëzojë shansin e tij", pohon Doll për gazetën gjermane "Abbendsblatt". "Por, - shton ai, - ne nuk duhet të presim ndonjë mrekulli. Ai është një nga të rinjtë që shpreson më shumë dhe qe krijon përshtypje. Dhe kjo është shumë e mirë". Berisha, që në ndeshjet e mëparshme kishte qenë në dyshim për angazhimin e tij, shfrytëzoi shumë mirë formën e dobët të kolegëve të sulmit dhe u shndërrua në lojtarin më të kërkuar të tifozëve, ishte fituesi i madh i ndeshjes kundër CSKA-së së Moskës. Së bashku me trajnerin Tomas Doll. "Pikërisht këtë kisha shpresuar edhe unë, - thotë Berisha, - të shënoja një gol, të fitonim dhe të ndihmoja trajnerin. Unë jam i superlumtur".

Goli i Besart Berishes ne ligen e Kampioneve

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›