E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patrik Vieira: Italianë, kujdes nga skuadrat angleze!"

Për Interin, teknikun Murinjo dhe presidentin Morati, ambicia më e madhe në këtë sezon është suksesi në Champions League. Por të dalit në vendin e dytë në grup, kërcënon jo pak nga zikaltrit e teknikut portugez. Mesfushori francez, Patrik Vieira, paralajmëron se "kërcënimi më i madh për Interin në Ligën e Kampioneve mbeten skuadrat angleze dhe nëse do të kalohet turi i dytë". Ish-mesfushori i Arsenalit me një përvojë të gjatë në futbollin anglez (nëntë sezone me "Arsenalin") shikon se skuadrat angleze në vitet e fundit kanë qenë forca kryesore në Ligën e Kampioneve. "Po, mendoj se skuadrat angleze janë kërcënimi kryesor dhe jo vetëm për Interin, pohoi mesfushori francez. Në vitet e fundit, ne jemi dëshmitarë të asaj ecurie shumë pozitive të skuadrave angleze. Mund të them se dhe Arsenal ka shansin dhe mundësitë që të jetë kampioni i Evropës në këtë sezon. Ajo që tërheq vëmendjen tek Arsenali është të shfaqurit në nivelin më të mirë, kur luan me rivalë seriozë dhe të vështirë. Jam i sigurt se skuadra e Vengerit mund të bëjë rrugë të gjatë në këtë kompeticion". Lidhur me mundësinë që ka Mançesteri për të mbrojtur trofeun e kampionit të Evropës, Vieira mendon: "Do ta ketë shumë të vështirë, ndonëse më duhet të them se ka një skuadër më të mirë se një vit më parë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›