Luksemburg-Shqipëri 2-1, e papritur apo bast?
Mediat rumune të rivalit tonë në grup hedhin dyshime të forta mbi ndeshjen e kombëtares sonë
Dyshimet rreth përfundimit të ndeshjes, që kombëtarja jonë kuqezi zhvilloi në Luksemburg, kanë krijuar pikëpyetje edhe tek rivalët tanë në grup. Konkretisht në Rumani. Mediat e këtij vendi (http://ëëë.pariori.ro/stiri/21228/ surpriza-sau-blat-pentrupariuri-luxemburg–albania-2-1-a-fost-cel-mai-pariat-meci-deieri.htm), më konkretisht gazeta Sportuliror, duke iu referuar sfidës në fjalë, kanë shkruar: Ka mjaft tregues, që të bëjnë të mendosh se ndeshja Luksemburg-Shqipëri ishte një nga blofet e basteve.
Këtë gjë e tregojnë shumat e mëdha të vëna për këtë ndeshje në kompanitë ndërkombëtare të basteve, ku fitorja e Luksemburgut kishte një normë prej mbi 7.00. Duke qenë se shanset e kualifikimit të shqiptarëve ishin komprometuar përfundimisht, pas humbjes me Francën në Tiranë, të dyja ekipet kanë luajtur vetëm për rekord. Luksemburgu për të marrë fitoren e vetme në këto eliminatore, një ndër shumë të paktat e veta në të tilla ndeshje, ndërsa Shqipëria për të përqafuar blofin.
Ne nuk duhet të harrojmë se kombëtarja e Shqipërisë, që renditet shumë herë më mirë se ajo e Luksemburgut në nivelet europiane sportive, ka qenë e përfshirë në skandale të ndryshme bastesh, për manipulimin e ndeshjeve. Luksemburgu njihte vetëm 3 fitore në ndeshjet e veta zyrtare, konkretisht në vitin 1996, 1-0 ndaj Maltës, në vitin 2007, 1-0 me Bjellorusinë dhe në vitin 2008, 2-1 në Zvicër. Fitorja e katërt erdhi ndaj shqiptarëve,me rezultatin 2-1.
